Patate të mbushura me proshutë dhe djathë çedar

Ingredientët

  • 4 patate të pjekura
  • 3 lugë vaj
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji pluhur hudhre
  • 1/4 lugë çaji spec i kuq
  • 1/8 lugë çaji piper
  • 1 lugë gjelle djathë parmixhano të grirë
  • 8 shirita proshutë, të gatuar dhe të copëtuar
  • 1-1 / 2 gota djathë çedar
  • 1/2 filxhan krem kosi
  • 4 qepë jeshile, të prera

Udhëzimet

1

Lani patatet në ujë të rrjedhshëm dhe hidhini në një tenxhere të zihen deri sa të zbuten pak.

2

Pasi janë zbutur hiqini patatet nga zjarri dhe i ndani në mes duke hequr pak nga tuli i brendshëm tyre dhe duke i lënë në formë guacke.

3

Kombinoni vajin, kripën, pluhurin e hudhrës, specin dhe piperin dhe lyeni me furçë të dyja anët e lëkurave.

4

Patatet i mbushni me djathin parmixhano dhe i fusni në furrë të piqen për rreth 7 minuta.

5

Pastaj nxirrini nga furra dhe sipër i mbushni me proshutë dhe djathë cedar.

6

Futini në furrë dhe 2 minuta shtesë derisa djathi të shkrihet.

7

Shërbejeni menjëherë me salcë kosi dhe qepë jeshile.

Lini një koment