Pasta artizanale dhe piadina të freskëta: Në këtë copëz Italie në Tiranë na shkoi goja lëng
Jo të gjithë e kemi luksin të shkojmë deri në Itali për të provuar pasta të vërteta, nga ato të freskëtat romanjole të bëra me dorë. Ose piadinat, të famshme për formulën e përgatitjes së brumit, që seç kanë një shije që ka aftësinë të të bëjë të porosisësh edhe një tjetër.
Por më besoni, ka një vend në Tiranë që i ofron këto dy produkte me standartin e vërtetë të fqinjit tonë.
“Romagna Mia” më tërhoqi vëmendjen që me emrin dhe logon që kishte zgjedhur. Figura bardh e zi identifikon gjelin e detit, nga zona e komunës së Folisë, një komunë në Itali.
Restoranti ndodhet në zonën e ish-bllokut. Brenda tij mbizotëron një atmosferë e ngrohtë dhe nga aroma që ndjen menjëherë sapo hyn, fillon të imagjinosh se çfarë arti bëhet aty prapa me pastat. Druri mbizotëron në dizajn dhe një fotografi e madhe e grurit varur në mur, më çoi brenda sekondave në kuzhinën e pazëvendësueshme të gjyshes sime. Përse?
Po sepse çdo gjë tek “Romagna Mia”, bëhet në mënyrë artizanale. Kjo nënkupton që brumi zihet me dorë dhe petët hapen me petëz. Makaronat po ashtu përgatiten me dorë në plan druri dhe jo me makineri. Vezët që përdoren janë 100% vezë fshati.
Këto janë pikat e forta që e diferencojnë këtë restorant nga të tjerët. Nga ana tjetër sigurisht edhe çmimet që janë në përputhje të plotë me cilësinë që ofrojnë. Këtu mund të vijë çdokush, i madh dhe i vogël, ditën e parë të rrogës apo nga fundi i muajit.
Por nëse për arsye nga më të ndryshmet, ti kërkon t’i provosh tagliatelet apo shumë të preferuarat ravioli me spinaq që shijojnë si nga dora e nënave italiane në komoditetin e shtëpisë apo zyrës, SnapFood të vjen në ndihmë.
Aplikacioni shkarkohet falas nga telefoni juaj dhe po të zgjedhësh “Romagna Mia” do të mund të porosisësh me një klik, pjata që me siguri do të të zgjojnë dëshirën për ta hedhur dietën tutje (gjithnjë nëse e keni nisur një të tillë).
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment