Nga https://www.neps.al
">admin9 Korrik, 2020 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Nuk e ka fajin dielli, ja cilat ushqime ju ndihmojnë të nxiheni në plazh
Ai që vendos se kush nxihet e kush jo nën rrezet e diellit, nuk është vetëm fototipi i lëkurës suaj, por edhe disa pjesë të ADN-së të lokalizuara në trupin tuaj.
Por ka dhe një metodë tjetër për të siguruar një ngjyrë të artë dhe uniformë: ushqyerja. Po, sepse, ekziston një dietë për diellin, e pasur me ushqime që ndihmojnë lëkurën kundra rrezeve të fusqishme UVA dhe UVB, stimulojnë nxirjen dhe luftojnë radikalet e lira, përgjegjëse për rrudhat, vijat e holla dhe njollat në lëkurë.
1.Nxirja, çfarë të hani që të nxiheni?
Siaps dietologes Anna Cossovich: “Për të përgatitur lëkurën siç duhet për ekspozimin në diell, është e rëndësishme të zgjidhni ushqime të pasura me ujë, vitamina dhe antioksidantë, të cilat mund të stimulojnë prodhimin e melaninës. Çfarë është melanina? Pigmenti i errët i cili ndikon në përcaktimin e ngjyrës së lëkurës dhe prodhohet nga qelizat e gjendura në shtresën bazale të epidermës.
Prandaj duhen zgjedhur ushqime të pasura me beta-karoten, perime dhe fruta të kuqe dhe të verdha-portokalli, si pjepri, pjeshkët, qershitë, shalqiri, kajsitë, kungulli. Edhe ushqimet e pasura me vitaminë C si luleshtrydhet, kivi, agrumet e perimet me gjethe jeshile të cilat ndihmojnë në mbrojtjen natyrale të lëkurës, kapilarëve dhe rregullojnë prodhimin e melaninës.
Për sa i përket ushqimeve të pasura me antioksidantë, rekomandohen ushqime si vaji i ullirit, borziloku, domatet dhe soja, të pasura në vitaminë E, e cila hidraton dhe ruan elasticitetin e lëkurës. Burime të tjera të çmuara të antioksidantëve janë salmoni, avokadoja, arrat, të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3.
2.Ushqimet që duhen shmangur
Ka dhe ushqime të cilat duhen kufizuar ose eleminuar. Evitoni alkoolin, pijet me gaz dhe sheqernat. Janë armiq të shëndetit dhe bukurisë sonë, sidomos në verë, sepse nxisin dehidratimin. Yndyrat e ngopura të gjendura tek mishi dhe djathi me yndyrë duhen konsumuar në mënyrë të kontrolluar, ashtu si shumë ushqime të tjera të cilat vështirësojnë tretjen. Gjithashtu nuk duhet të jenë të pranishme në tavolinë ushqime me përmbajtje margarine apo prodhime brumi. Bëjeni zakon leximin e etiketës së përmbajtes.
3.Ushqime për hidratim
Në verë, sigurisht edhe lëkura është e etur dhe në temperaturat e larta kërkon më shumë ujë se zakonisht. Është esenciale të pini 1,5 deri në dy litra ujë në ditë gjatë këtij sezoni pasi gjatë verës humbasin shumë lëngje dhe kripëra minerale për shkak të djersitjes së tepruar dhe nuk duhet të mungojnë frutat e perimet në tryezat tuaja. Për të nxitur veten të pini sa më shumë ujë, aromatizojeni me mente, xhinxher, lëng limoni ose fruta të stinës. Rezultati do të jetë një pije detoksifikuese dhe shumë e shijshme.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment