Njihuni me frutin ekzotik që po bën namin nëpër botë duke zëvendësuar mishin

Në Shqipëri ende nuk e kemi pikasur në treg një të tillë, por nëse jetoni në vendet aziatike apo edhe në SHBA, është e pamundur të mos keni parë në supermarkete apo tregje një frut të gjelbër me pamje të çuditshme prej iriqi deti.

Bëhet fjalë për “jackfruit”, që në Indonezi, Indi, Sri Lanka etj. përdoret prej shekujsh dhe tashmë po pushton botën duke i zënë vendin mishit në receta të panumërta.

Kjo për shkak të sasisë së madhe të proteinave që përmban, por gjithashtu edhe për teksturën dhe shijen e ngjashme me mishin kur gatuhet, çka e bën një opsion përfekt për veganët dhe vegjetarianët.

Si të gjitha frutat, edhe “jackfruit” ka vlera të shumta si nivel të ulët kalorish, vitaminë A dhe C dhe ka potasium, që ndikon në uljen e presionit të gjakut.

Një porcion ka 2 gramë proteina dhe është shumë i pasur në fibra, që përmirësojnë ndjeshëm aktivitetin e zorrëve e të stomakut.

Ajo çka e bën këtë frut edhe më interesant dhe të përshtatshëm për konsum të gjerë, është se pema ku ai zhvillohet i reziston si thatësirës, ashtu edhe parazitëve, çka nënkupton se kërkon fare pak mirëmbajtje dhe për më tepër një pemë, prodhon deri në 200 fruta në vit.

Ndaj nuk do ishte aspak keq që tregtarët të viheshinnë lvizje për ta importuar dhe në vendin tonë

Lini një koment