Nga sot e tutje buka duhet të blihet e paprerë!

“Shoqata e Bukës” në Shqipëri ka marrë një vendim për të mos lejuar më prerjen e bukës. Ky vendim është marrë që kur në vendin tonë u konfirmuan dy rastet e para të pacientëve të prekur me Covid-19.

Procesi i pjekjes së bukës merr nga 20-120 minuta kohë në temperaturë që varion nga 220 gradë celsius deri në 300 gradë.

Korja e bukës shikohet si mbrojtëse ndaj mikrobeve të rrezikshme dhe kjo është arsyeja që në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19, buka duhet te shitet e paprerë. Buka që kalon tek makineria shkatërron strukturën e saj dhe e bën atë më të ekspozuar ndaj mikroorganizmave.

Sipas specialistëve të bukës, ky produkt rekomandohet të blihet i paprerë edhe në ditë të tjera normale, e jo më në këtë periudhë urgjence.

Burimi: Top Channel  

Lini një koment