Disa produkte në kuzhinën tonë, nëse nuk përdoren siç duhet, atëherë rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë.
Sot do të ndalemi tek letra e aluminit, që gjen një përdorim të gjerë në çdo familje shqiptare.

Ky produkt i dobishëm shtëpiak mund të ketë efekte të dëmshme shëndetësore pasi grimcat e aluminit mund të transferohen në ushqimin tuaj. Sipas një studimi, veçanërisht kur gatuani ushqimin tuaj të mbështjellë me letër alumini, mund të jeni duke konsumuar nivele më të larta të alumit nga sa rekomandohet.
Efektet shëndetësore të të ngrënit shumë alumin në dietën tuaj kanë lidhje të mundshme me sëmundje të ndryshme dhe mund të përkeqësojnë të tjerat që mund të keni.
Prandaj rekomandohet me sa të mundeni të shmangni përdorimin e letrës së aluminit sidomos gjatë gatimit./neps.al
Lini një koment