Nëse keni këto ushqime, nuk keni pse të shpenzoni para për kremin hidratues!
Nëse ka diçka që shqetëson më shumë femrat janë rrudhat dhe mungesa e lëkurës perfekte që shkëlqen. Sipas Web MD ekzistojnë një numër faktorësh kontribues në plakjen dhe tharjen e lëkurës, si ekspozimi në diell, regjimi i varfër ushqimor dhe dehidratimi. Nga ana tjetër, veç kremrave e serumeve të bukurisë mund t’i riktheni shkëlqimin lëkurës, duke përdorur si hidratues një nga përbërësit e mëposhtëm natyralë:
1.Qumështi
Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm vitaminash e mineralesh, që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës. Ka vetitë anti-inflamatore, që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së thatë. Mjafton ta aplikoni me ndihmën e një pambuku qumësht në fytyrë dhe ta lini për 5 minuta. Do të ishte edhe më mirë nëse do të lyenit fytyrën me ajkën e qumështit.
2.Mjalti
Jo vetëm që pastron lëkurën nga bakteret, por komponentët e mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Nga ana tjetë, do të shikoni efektin e tij jo vetën nëse e aplikoni në fytyrë, por edhe nëse e konsumoni. Dhe nëse jeni në kërkim të një shije të re, provoni anaas të karamelizuar.
3.Avokado
Acidet yndyrore dhe vitaminat e gjetura në avokado, mund të ushqejnë lëkurën tuaj. Vitamina A ndihmon në hidratimin e lëkurës.
4.Kosi
Kosi ka veti anti-inflamatore që hidratojnë lëkurën e thatë. Acidi laktik pastron lëkurën nga bakteret dhe mikrobet, që shkaktojnë tharjen e lëkurës.
5.Vaj kokosi
Për shkak të acideve yndyrore, vaji kokosit ka veti rigjeneruese dhe hidratuese. Aplikojeni në mbrëmje, para se të flini dhe në mëngjes do të shihni sa të butë do e keni lëkurën. Ai këshillohet të përdoret edhe nëpër gatime të veçanta!
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment