Ushqimet janë dashuria më e madhe , pa të cilën askush nuk jeton dot. Dhe veç kësaj të gjithë kanë një ushqim të preferuar pas të cilit “vdesin” sa herë e kanë në tavolinë. Edhe këngëtarja e famshme shqiptare Era Istrefi ka zbuluar ushqimin e preferuar pa të cilin nuk jeton dot dhe janë pikërisht rizotot me fruta deti.

Ky gatim i shijshëm tradicional përgatitet shumë thjeshtë dhe recetën e gjeni mëposhtë:
Ingredientët
- 400 gr oriz
- 100 gr oktapod
- 100 gr kallamar ose sepie
- 4 karkaleca
- 1 kokërr qepë
- 1 filxhan verë e bardhë
- Vaj ulliri
- Kopër
- Kripë
- Piper
Udhëzimet
1
Pastrojmë dhe ziejmë karkalecat, oktapodët dhe kallamarët.
2
Pasi janë zier i presim më copa.
3
Në një tenxhere vendosim vaj ulliri, kopër dhe qepë dhe i skuqim, i shuajmë me verë të bardhë dhe më pas shtojmë pak nga lëngu që kemi zier frutat e detit.
4
Pasi ka marrë valë orizi shtojmë frutat e detit dhe hedhim pak kripë.
Lini një koment