Ka një arsye përse jemi të gjithë ndjekës të Neps.al: Na pëlqen ushqimi i mirë, apo jo?! Por përveçse ta gatuajmë atë me recetat që stafi ynë sjell çdo ditë, përse të mos braktisim herë pas here tenxheret e tiganët dhe ta shijojmë diku tjetër një ushqim të shijshëm, të përgatitur nga profesionistët e vërtetë?
Ndaj Neps.al, çdo javë do të jetë në kërkim të ushqimeve më të mira në Tiranën tonë të dashur, në një guidë për të provuar çdo gjë të shijshme që kryeqyteti ka për të na ofruar!
Sot jemi në kërkim të…. ëmbëlsirave më të mira tradicionale në Tiranë!
Pastiçeri “Bilbili”
Në Tiranë ekziston një vend që bëjnë pasta dhe torta si një herë e një kohë. E keni parasysh, nga ato me peta. Ky vend quhet pastiçeri “Bilbili” dhe ndodhet në zonën e Medresesë. Mos e humb shansin të shijosh një tortë si njëherë e një kohë që me gjasa do të të risjellë shijen e të gjithë fëmijërisë!
Pastiçeri “Dingu”
Prej vitit 1998, pastiçeri “Dingu” ju jep mundësinë që të shijoni tortat tradicionale të cilat nuk kanë ndryshuar shijen për vite e vite të tëra. Edhe pastat me peta janë një tjetër element tradicional që duhet t’i provoni sa herë ju bie rruga nga “Hoxha Tahsim”.
Një pastë kushton vetëm 60 lekë ndërsa një tortë 700 lekë.
Me siguri menjëherë sa dëgjoni emrin e pastiçerisë “Lika” ju vjen ndërmend bakllavaja e famshme e shtëpisë. Kjo ëmbëlsirë tanimë nuk konsumohet vetëm në festat e fundvitit, por edhe për gëzimet familjare që kemi si ditëlindjet, fejesa apo martesa. Ose ndoshta edhe thjesht kur kemi neps…
Ndonëse bakllavaja e ka origjinën nga Turqia, për ne mbetet një nga ëmbëlsirat tradicionale më të dashura. Dhe ku ka më mirë se ta blesh tek “Lika” për vetëm 2500 mijë lekë të vjetra?
Në pastiçerinë “Reka” do të gjeni një gamë të gjerë ëmbëlsirash ku ndërthuren ato modernet me tradicionalet. “Reka” është kapur fort pas recetave të trashëguara brez pas brezi si për shembull të sheqerpares, pufteve dhe qershia mbi tortë: Llokumet!
Llokumi i famshëm “Reka” përgatitet edhe sot e kësaj dite në mënyrë artizanale dhe të shkrihet në gojë! Me një traditë gati 1-shekullore, s’kishte si të ndodhte ndryshe në fakt!
Një kënd i dedikuar tërësisht ëmbëlsirave tradicionale nga të cilat vështirë të dish se çfarë të zgjedhësh. Kjo është vetëm një copëz e asaj çfarë të pret, kur viziton “Mon Amour”.
Sugjerimi i Neps.al në këtë rast shkon për treshen më të mirë: Bakllava- Kafaif me stika dhe shëndetlie./neps.al
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Lani bamjet dhe thajini me një letër ose pecetë. Pritini nga bishti dhe vendosini në tavë me pak vaj ulliri. Futini të piqen paraprakisht në furrën e nxehur më parë në 180°. Ndërkohë përgatisni pjesën tjetër. Pritini domatet dhe vendosini të ziejnë...
HAPI 1Vendosni pataten e ëmbël në një tenxhere të madhe dhe të thellë në zjarr të fortë. Mbulojeni me ujë të vluar dhe ziejeni për 10 minuta. Ndërkohë vendosno të gjithë përbërësit e e tjerë në një procesor ushqimi...
Lini një koment