Më thuaj sa vjeç je, të të them sa orë gjumë duhet të flesh
Pagjumësia ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve, sidomos ndaj sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Por jo vetëm kaq.
Mungesa e gjumit ndikon në presionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe inflamacionin. Gjithashtu, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Edhe pse ideja e përgjthshme është se sasia e duhur e gjumit është 8 orë, ajo mund të ndryshojë në varësi të moshës tuaj. Një grup studiuesish e kanë hulumtuar prej kohësh këtë problem të veçantë.
Ata donin të shihnin sa gjumë mjafton për grupmoshat e ndryshme dhe cilat janë efektet e privimit të gjumit në trupin dhe mendjen e dikujt.
Më vonë, Fondacioni Kombëtar i Gjumit mbështeti këto gjetje:
Grupmosha prej 0 deri në 3 muajsh, ose të sapolindurit – 14 deri në 17 orë
Foshnjat 4 deri në 11 muajshe – 12 deri në 15 orë
1 deri në 2 vjeç – 11 deri në 14 orë
3 deri në 5 vjeç- 10 deri në 13 orë
6 deri në 13 vjeç – 9 deri në 11 orë
14 deri në 17 vjeç -8 deri në 10 orë
18 deri në 25 vjeç – 7deri në 9 orë
26 deri në 64 vjeç – 7-9 orë
Të rriturit mbi 65 vjeç ose të moshuarit – 7 deri në 8 orë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment