Më thuaj sa e gjatë je, të të them sa duhet të peshosh!
BMI (indeksi i masës trupore) është metoda më e zakonshme dhe më e përdorur për të përcaktuar peshën ideale të trupit. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo metodë tregon në mënyrë më të saktë peshën duke iu referuar gjatësisë.
Për ta lexuar mbani parasysh që pesha është e para për femrat dhe e dyta për meshkujt, në tri ndarje: E dobët, e mesme, e shëndoshë.
Ja tabela që tregon peshën “ideale” referuar gjatësisë:
Kështu, për një person 170 cm, një femër 56 kg quhet e dobët, ndërsa për mashkullin është 62 kg. Masa e mesme për femrën 170 cm është 60 kg, ndërsa për mashkullin 67 kg, ndërsa quhen mbipeshë femrat 65 kg për 170cm dhe 74 kg për meshkujt 170cm.
Ajo çfarë duhet të keni parasysh është se kjo mënyrë nuk është 100% e saktë, sepse duhet t’i referoheni dhe masës muskulare, dhjamore, kockore apo sasisë së lëngjeve që keni në trup.
Gjithsesi, kemi një ide të përgjithshme për të, prandaj gjeni në tabelë gjatësinë, peshën që duhet të keni dhe motivohuni për ta arritur atë./neps.al
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment