Mos e besoni po deshët, por edhe për t’i bërë vetullat më të trasha, duhet t’i kthejmë sytë nga bota e pafundme e ushqimit.
Në këtë rast Neps ka për ju 1 sugjerim shumë ekonomik:
Bëhet fjalë për qepën!
- Merrni 1 qepë të kuqe dhe e prisni përgjysmë.
- Tani e grini imët në një blender, kullojeni dhe merrini lëngun.
- E kaloni në një enë, shtoni dy pika vaj bajameje.
- Me ndihmën e një pambuku aplikojeni vajin që sapo krijuat, tek vetullat tuaja.
- E lini për 15 minuta dhe më pas e fshini me një leckë të pastër.
Përdorimi i kësaj metode dy herë në javë, do ju japë rezultate të kënaqshme në rritjen e vetullave tuaja brenda një kohe të shkurtër.
Lini një koment