Kur duhen larë duart?

Vetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase të duarve është shumë i rëndësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara.

Por e keni pyetur ndonjëherë veten, se kur duhen larë duart me patjetër?

  • Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti
  • Para dhe pas ngrënies
  • Pas përdorimit të banjos
  • Kur kolliteni, tështini apo shfryni hundët.
  • Kur kujdeseni për një person të sëmurë
  • Kur hidhni plehrat
  • Pasi përkëdhelni kafshët
  • Kur përdorni transportin publik
  • Kur bëni shopping
  • Kur dilni në pazar për fruta-perime

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik 

Lini një koment