Krem kakao sipas recetës së mamit

Ingredientët

  • 250 gr ricotta ose gjizë e freskët pa kripë
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • 70 gr lajthi të pjekura, të grira pluhur
  • 2 lugë gjelle kakao e zezë

Udhëzimet

1

Fillimisht ricotta ose gjiza pa kripë kalohet në një sitë, për të përftuar kremozitet maksimal, pastaj hidhet në një tas, ku sipas radhës shtohen, mjalti, kakaoja dhe lajthitë e pjekura, të grira imët.

2

Të gjitha rrihen derisa të shkrihen tërësisht me njëra-tjetrën.

3

Masa e përftuar është një krem i mrekullueshëm për të lyer bukën, ideale për mëngjesin e fëmijëve tuaj.

4

Kremi i kakaos mund të përdoret gjithashtu për mbushje tortash apo “cheesecake”-ësh.

Lini një koment