Muaji Janar është drejt fundit, për t’i lënë vendin një tjetër muaji të shumëpritur: Shkurtit! E siç dihet, më 14 shkurt festohet “Dita e të Dashuruarve”.
Çiftet zgjedhin t’i dhurojnë ndër të tjerash njëri-tjetrit lule. Edhe dyqanet në atë ditë, janë të mbipopulluara nga të dashuruar që duan të blejnë buqeta të mëdha lulesh.
Trëndafila të bardhë, të kuq, rozë, blu e një sërë lulesh të tjera nga më të shtrenjtat janë disa nga preferencat e çifteve shqiptare. Por në botë, lulet nëpër buqeta janë zëvendësuar prej kohësh me diçka tjetër: Me çokollata të shijshme dhe ushqime nga më të ndryshmet!

Sipas anketimeve të bëra, rezulton se partnereve kanë filluar t’i pëlqejnë goxha këto lloj buqetash. Po juve, a jeni një ndër to?
Më poshtë po ju rendisim disa foto buqetash jo të zakonshme, prej të cilave mund të merrni një frymëzim:









Lini një koment