Keni probleme me gjumin? Zgjidhjen e gjeni te këto bimë
Nuk arrini që gjatë gjithë natës të flini dhe pse jeni shumë të lodhur? Atëhere është koha të provoni disa përgatitje bimore, të cilat do t’ju ndihmojnë që të flini, të jeni më të freskët dhe në mëngjes të jeni shumë të kthjellët.
1.Livando
Dy lugë me gjethe të livandës i përzieni me një gotë me ujë të vluar, e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Më pas, në formë çaji, e shtoni edhe një lugë me mjaltë. Çdo ditë konsumoni dy gota me këtë çaj, pak para se të shkoni në shtrat. Livando është shumë e mirë për të hidratuar e pastruar lëkurat shumë të yndyrshme.
Livanda funksionon si hidratuese, anti-inflamatore dhe anti-mikrobike. Ajo përdoret dhe në aromaterapi, për efektin e saj qetësues për sistemin nervor.
Si ta përdorni: shtoji 3 pikë vaj esencial livandoje kremit tënd të zakonshëm dhe masazhohu nga këmbët deri tek dekolteja. Është një ilaç shumë i mirë kundër lodhjes. Kështu do të fleni si një bebe dhe ditën tjetër do jeni më të freskët se kurrë.
2.Limoni
Zieni dhjetë lugë me lëvore të limonit me një litër ujë. E lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Para se të flini mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni gjithë çajin dhe futuni dhe qëndroni për 20 minuta.
3.Aguliçet
Rrënjët e aguliçes i imtësoni shumë. Më pas i vendosni në ujë të vluar. Çdo ditë konsumoni nga dy gota.
4.Hikërrori
Një lugë me hikërror e zieni me ujë për një minutë, më pas e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta. Konsumoni dy-tri gota brenda ditës.
5.Meli
Zieni një gotë qumësht me dy lugë meli të thatë. E lini të qëndrojë për pesë minuta e më pas i shtoni edhe mjaltë. E konsumoni para se të shkoni të flini.
6.Murrizi i kuq
Përzieni një lugë me gjethe të thara të murrizit të kuq me gjysmë luge balsam. E zieni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çdo ditë konsumoni nga tri gota.
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Lini një koment