Nëse do na pyesnin se cili frut është burimi më i madh i vitaminës C, direkt do të thoshim: Portokalli!
Por në fakt, ka 8 fruta e perime të tjera që ia kalojnë portokallit në këtë drejtim.
Cilat janë ato?
Hidhini një sy listës më poshtë:
Speci djegës i kuq

Brokoli

Speci i kuq

Patatet

Lakra brukseli

Luleshtrydhe

Kale

Kivi

Kështu ju do të keni më shumë mundësi për t’i dhënë larmishmëri dietës suaj dhe duke marrë vitaminën C aq të nevojshme për organizmin tonë, nga një sërë frutash e perimesh.
E rëndësishme!
Vitamina C është tepër e rëndësishme për organizmin pasi ndihmon në përthithjen e hekurit në organizëm, mbron organizmin nga infeksionet, shton elasticitetin e enëve të gjakut dhe rrit rezistencën e organizmit ndaj lëndëve toksike. Vitamina C është gjithashtu e mirë kundër lodhjes dhe në gjendje gripale mbrojtja arrin deri në 50% pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të bardha të gjakut./neps.al
Lini një koment