A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Ngjyrosja e ushqimit dhe ngjyruesit ushqimorë janë përdorur gjatë gjithë historisë së njerëzimit, megjithëse deri vonë shumica e ngjyruesve ishin natyrale dhe nuk përfshinin ngjyruesit artificial që përdoren sot.
Për shembull, shafrani është një ngjyrues natyral që është përdorur për të shtuar ngjyrën e verdhë në ushqime që nga koha e Perandorisë Romake.
Sot ndodh shpesh të mendojmë për ngjyrosjen e ushqimeve të ndryshme, sidomos ushqimeve të fëmijëve për t’i bërë sa më tërheqëse dhe argëtuese për ta.
Por sa të sigurt janë ngjyruesit artificialë të ushqimit për fëmijët?
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) thotë se janë mjaft të sigurta dhe i lejon të përdoren.
Por studimet kërkimore mbi ngjyruesit e ushqimit kanë gjetur lidhje me hiperaktivitetin tek fëmijët .
Një studim hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar që u botua në revistën “Lancet” , konkludoi në rritje të vogla të hiperaktivitetit në një grup 3-vjeçarësh dhe një grup tjetër të moshave 8- 9-vjeç, pasi kishin konsumuar ushqime me ngjyrues artificial dhe pije me konservues ushqimor.
Megjithatë sipas studimeve të FDA nuk është vërtetuar se ka lidhje mes hiperaktivitetit të fëmijëve dhe ngjyruesve artificialë.
Edhe pse akoma ka polemika midis studimeve të ndryshme nëse vini re se fëmija juaj ka probleme me sjelljen apo reaksione të tjera atëherë shmangini sa më shumë ngjyruesit artificialë.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment