Letra e bardhë e tualetit ka këtë ngjyrë sepse është zbardhur. Pa kaluar në procesin e zbardhimit, letra do të kishte ngjyrë kafe.
Ajo nuk gjendet me shumë ngjyra në treg, pasi kompanive u duhet ta ngjyrosin dhe kjo normalisht do t’i kushtonte më shumë para. Kjo do të thotë që letra higjienike është e bardhë sepse ka më pak kosto nga kompanitë e prodhimit.
Megjithatë kostoja e ulët nuk është arsyeja e vetme. Sipas studimeve që janë bërë, letrat me ngjyrë duan më shumë kohë që të dekompozohen.

Gjithashtu kur u krijua letra e tualetit me ngjyrë, mjekët e shoqëruan atë me disa rreziqe shëndetësore.
E bardha ëshë një zgjedhje e sigurt! Epo, pse mos ta dinim edhe këtë? Fundja e përdorim çdo ditë…./neps.al
Lini një koment