Distancimi social është është një nga masat më të nevojshme dhe të padiskutueshme për të minimizuar përhapjen e virusit COVID-19. Megjithatë duhet të mos krijojmë ide të gabuara. Kjo nuk do të thotë vetëm të izolohemi, por edhe të shmangim kontaktet fizike në hapësira publike, ambiente pune apo çfarëdolloj hapësire tjetër sidomos në rastet kur vëmë re në to persona me simptoma të dyshimta. Në këtë mënyrë mbrojmë jo vetëm veten, por edhe te tjerët!
Ja disa rregulla si të respektojmë distancimin social:
Qëndroni në shtëpi dhe vetëm në rastet kur është realisht e nevojshme mund të frekuentoni hapësirat publike.
Ruani distancën prej të paktën 1-2 metra nga gjithësecili.
Shmangni turmat e njerëzve.
Evitoni shëtitjet në park/lulishte etj.
Punoni nga shtëpia në rast se është e mundur.
Vazhdoni të ndiqni studimet/shkollën online.
Evitoni të konsumoni ushqime jashtë.
Komunikoni vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale/videocall me të afërmit tuaj, sidomos nëse keni gjyshër me të cilët nuk jetoni së bashku.
KUJDES! Më e rëndësishmja nga të gjitha është higjiena personale dhe higjiena e duarve:
-Lani duart me ujë dhe sapun për minimalisht 20 sekonda
-Në pamundësi, higjenizoni duart me xhel dezinfektant
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment