Çfarë ushqimesh duhet dhe nuk duhet të hani para se të niseni për plazh!
Për ta mbajtur barkun në formë sa më shumë të jetë e mundur, nuk duhet të hani shumë para se të shkoni në plazh!
Së dyti, duhet të shmangni produktet që shkaktojnë fryrje. Produkte si bizele, lakra, misri, crackers, salsicet, si dhe pijet e gazuara apo koktejlet me shurupe frutash, të gjitha mund t’ju japin ndjesinë e fryrjes.
Teksa pijet e ftohta me sheqer janë tepër tërheqëse në mot të nxehtë, ato kanë një disavantazh të madh. Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, ato i japin trupit një nxitje të shpejtë të energjisë dhe po aq shpejt e ulin nivelin e energjisë suaj duke ju bërë të ndiheni të lodhur.
Zakonisht rekomandohen arrat sepse ju japin ndjesinë e ngopjes dhe frutat pasi ju freskojnë në ditët me diell. Shalqiri, banania dhe pjepri janë shumë të rekomanduara.
Mundohuni të qendroni larg mollëve, dardhave, rrushit dhe frutave të thata para plazhit sepse mund t’ju shkaktojnë gazra./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment