Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit
Po planifikoni të shkoni në plazh?
Jeni në artikullin e duhur, pasi Neps, sot ju sjell disa këshilla të vlefshme, për gjërat që nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj.
Fillojmë me aksesorët:
Peshqiri Shumë i rëndësishëm, jo vetëm për t’u fshirë, por edhe për ta vendosur mbi rërë apo mbi shezlon. Parandaloni infeksionet që mund të merrni dhe mos harroni të keni një peshqir personal.
Syzet Aksesori më i rëndësishëm, nëse nuk doni që sytë tuaj të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me rrezet e forta të diellit.
Kremi mbrojtës Me faktorë mbi 50, nëse nuk e ke marrë kremin me vete në plazh, më mirë kthehu në shtëpi. Investimi për lëkurën fillon që tani!
Shapkat Plazhi ka nevojë për shapka komode dhe të rehatshme. Këmba juaj duhet të ajroset mirë, nëse nuk doni që të vuani nga myku më pas.
Ushqimet:
Uji Si imagjinohet plazhi pa ujë? Sa më shumë hapsirë të ketë çanta, aq më shumë ujë merrni. Konsumojeni të gjithën.
Fruta Pas ujit, frutat janë opsioni më i mirë për t’u hidratuar dhe për të patur energji. Shmangni pijet me gaz.
Sallata Sallata ju shuan urinë nëse e përgatisni atë me rukola, pomodorini dhe mish pule. Shmangni vezën apo peshkun në plazh, pasi rrezikoni helmimin. Konsumoni produkte sa më të lehta, pa harruar që të ngopeni, por duke u kujdesur njëkohësisht edhe për linjat./neps.al
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment