As mollët, as avokadot nuk do të nxihen më nëse praktikoni këtë metodë

Besoj se edhe ju e keni problem nxirjen e shpejtë të frutave si avokado apo mollë, të cilat nuk durojnë aspak nga prerja fillestare.

Por metoda e limonit do t’ju shpëtojë nga kjo gjë, ndiqni hapat e mëposhtëm:

1.Merrni një limon, priteni dhe shtrydhini lëngun.

2.Pasi ta keni shtrydhur futeni në një enë me pak ujë.

3.Frutat e prera që nuk doni t’i konsumoni lyejini pak në sipërfaqe me lëngun e limonit dhe ujë dhe lerini veçmas.

4.Aciditeti i lëngut të limonit do t’i ndalojë ata të nxihen, ndërsa uji krijon një pengesë midis mishit dhe oksigjenit.

Lini një koment