Arsyeja përse nuk duhet t’i jepni më qenit tuaj kocka të gatuara
Shumë njerëz u japin kocka qenve të tyre sepse mendojnë se qentë i duan ato. Deri këtu kanë absolutisht të drejtë.
Miqtë tanë të mbuluar me gëzof sigurisht që kënaqen kur i përtypin ato, por e vërteta është se kockat e gatuara të çdo lloji janë shumë të rrezikshme për ta.
Përse?
Skajet e kockave të thyera mund të jenë shumë të mprehta, gjë që mund të shkaktojë dëme të mëdha tek goja, gjuha, stomaku dhe zorrët e kafshës suaj shtëpiake.
Kockat e mishit të papërpunuar nga ana tjetër, janë më të sigurta për qentë.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të dini se duhet t’i largoni kockat prej tyre pas 10 deri 15 minutash sepse përndryshe ato do të fillojnë të bëhen shumë të vogla dhe qeni mund t’i gëlltisë e të mbytet.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment