Aperitiv i thjeshtë avokadosh mbushur me karkaleca

Aperitiv i thjeshtë avokadosh mbushur me karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 3 minute

Ingredientët

  • 2 avokado të ndara përgjysmë
  • ½ e limonit
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 350 gram karkaleca të qëruar e pastruar
  • Kripë, piper për shije
  • Për salcën:
  • 2 lugë gjelle majonezë
  • ½ lugë kafe me xhinxher pluhur
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Pasi i keni ndarë përgjysmë avokadot u hiqni tulin me një lugë. Sipër i spërkasni avokadot me limon në mënyrë që të ruajnë ngjyrën jeshile.

2

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni karkalecat me pak kripë e piper.

3

I skuqni për 2-3 minuta nga secila anë. I shtoni pak lëng limoni.

4

Ndërkohë në një tas përzieni majonezën, xhinxherin dhe pak kripë.

5

I shtoni karkalecat dhe i përzieni mirë.

6

Tani mbushni avokadot me karkalecat që gatuat.

7

I servirni me pak majdanoz dhe disa feta limoni nëse dëshironi.

Lini një koment