Pagjumësia ju bën më të prekshëm ndaj sëmundjeve, sidomos ndaj sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Por jo vetëm kaq.
Mungesa e gjumit ndikon në presionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe inflamacionin. Gjithashtu, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Edhe pse ideja e përgjthshme është se sasia e duhur e gjumit është 8 orë, ajo mund të ndryshojë në varësi të moshës tuaj. Një grup studiuesish e kanë hulumtuar prej kohësh këtë problem të veçantë.
Ata donin të shihnin sa gjumë mjafton për grupmoshat e ndryshme dhe cilat janë efektet e privimit të gjumit në trupin dhe mendjen e dikujt.
Më vonë, Fondacioni Kombëtar i Gjumit mbështeti këto gjetje:
- Grupmosha prej 0 deri në 3 muajsh, ose të sapolindurit – 14 deri në 17 orë
- Foshnjat 4 deri në 11 muajshe – 12 deri në 15 orë
- 1 deri në 2 vjeç – 11 deri në 14 orë
- 3 deri në 5 vjeç- 10 deri në 13 orë
- 6 deri në 13 vjeç – 9 deri në 11 orë
- 14 deri në 17 vjeç -8 deri në 10 orë
- 18 deri në 25 vjeç – 7deri në 9 orë
- 26 deri në 64 vjeç – 7-9 orë
- Të rriturit mbi 65 vjeç ose të moshuarit – 7 deri në 8 orë
Lini një koment