Me rritjen e temperaturave rreziku nga helmimi është gjithnjë e më i lartë. Prandaj për të shmangur incidente të pakëndshme, ndiqni me disiplinë 9 pikat më poshtë.
Kur bëhet fjala për shëndetin tuaj, asnjëra prej tyre nuk duhet neglizhuar.
- Vendoseni ushqimin e mbetur në frigorifer pasi e keni përdorur
- Konsumojeni ushqimin e mbetur brenda 2-3 ditëve
- Konsumojeni ushqimin sapo të jetë gatuar
- Mbani temperaturën e frigoriferit poshtë 5 gradë celsius.
- Mos e mbingarkoni frigoriferin
- Mishin e shkrirë vendoseni brenda në frigorifer dhe jo tek dera
- Përdorni frigorifer të vogël për të mbajtur ushqimet e freskëta gjatë piknikut
- Frigoriferi nuk duhet të qendrojë pa drita për më shumë se 4 orë.
- Nëse ushqimi ka erë apo ngjyrë ndryshe nga e zakonshmja mos e konsumoni, por hidheni.
- Ushqimi i shkrirë nuk duhet të ringrihet
- Kufizoni hapjen e shpeshtë të frigoriferit/akullit.
- Hani gjithnjë ushqime të freskëta në shtëpi, shmagni ushqimet Fast-Food dhe me shumë salca.
Larja e duarve në mënyrën e duhur mund t’ju ndihmojë në shmangien e kontaminimit të ushqimit dhe në parandalimin e helmimit prej tij.
Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun për të paktën 15- 20 sekonda para dhe pasi të keni gatuar, apo të keni përgatitur ushqimin. Në mungesë të ujit dhe të sapunit, përdorni një copë të lagur me alkool./neps.al
Lini një koment