9 gjërat më të mira që mund të bëni për veten tuaj në ditët e karantinës, rekomanduar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë këto:
- Hani shëndetshëm për të forcuar sistemin tuaj imunitar
- Kufizoni alkoolin dhe pijet me sheqer
- Mos pini duhan. Mund të përkeqësojë simptomat e Covid-19.
- Kryeni aktivitet fizik për të paktën 30 minuta në ditë për të rriturit dhe 1 orë për fëmijët.
- Nëse ju lejohet të dilni jashtë bëni pak stërvitje, ecje, vrap ose xhiro me bicikletë, duke mbajtur një distancë të sigurt nga të tjerët.
- Nëse nuk mund të dilni nga shtëpia kërceni, bëni yoga ose ngjisni dhe zbrisni shkallët.
- Personat që punojnë nga shtëpia nuk duhet të qendrojnë shumë gjatë në të njëjtin pozicion ulur.
- Bëni një pushim prej 3 minutash çdo 30 minuta.
- Largojeni mendjen tuaj nga pandemia. Dëgjoni muzikë, lexoni një libër ose luani një lojë në telefon./neps.al
Lini një koment