Në fakt ka disa “kushte” që duhen respektuar, nëse doni të keni një gjumë cilësor të natës. Një gjumë i mirë na plotëson, na jep energji, na heq rrathët poshtë syve dhe mbi të gjitha na çlodh.
E kundërta, do të fillojë të na stresojë. Do ketë ndikime jo fort pozitive në trupin dhe mendjen tonë. Kjo rrjedhimisht do të ndikojë edhe në produktivitetin tonë gjatë ditës.
Por a keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë po ju pengon të bëni një gjumë të mirë si gjithë të tjerët?
Këto 8 pika janë të provuara se do ju sigurojnë një gjumë më të mirë:
- Limitoni gjumin gjatë orëve të ditës
- Reduktoni ekspozimin ndaj dritës blu
- Mos shkoni asnjëherë në shtrat i uritur ose i mbingopur
- Mbani një orar gati të njëjtë çdo natë për gjumin
- Limitoni sasinë e kafeinës që merrni gjatë ditës
- Ushtrohuni rregullisht
- Mbani dhomën e pastër, të errët, të qetë dhe komode
- Mbyllni televizorin dhe hiqni celularin nga dora apo shtrati, të paktën deri në 1-2 orë para se të flini gjumë./neps.al
Lini një koment