7 këshilla si të siguroheni që vendet e punës të jenë të pastra nga rreziku i COVID-19
Nëse shumë shpejt do t’i riktheheni punës si normalisht, është e rëndësishme ta bëni këtë duke respektuar disa rregulla në mënyrë rigoroze.
Tani e tutje do na duhet të “bashkëjetojmë” me armikun e padukshëm (pra COVID-19), prandaj duhet ta konsiderojmë veten si të infektuar në çdo moment. Vetëm kështu nuk do harrojmë asnjë sekond që të respektojmë distancimin social, fizik si dhe larjen e duarve rregullisht.
Parandaloni përhapjen e COVID-19 dhe sigurohuni që vendet e punës të jenë të pastra!
Ja disa këshilla të rëndësishme në këtë drejtim:
Sipërfaqet (p.sh. tavolinat e kompjuterave, tavolinat e punës) dhe objektet (p.sh. telefona, tastiera) duhet të pastrohen rregullisht me dezinfektues.
Promovoni larjen e rregullt të duarve nga punonjësit, kontraktorët dhe klientët.
Vendosni solucionet pastruese dhe sterilizuese të duarve në vendet e dukshme rreth vendit të punës. Sigurohuni që këto pajisje të rimbushen rregullisht.
Sigurohuni që stafi, bashkëpunëtorët dhe klientët të kenë qasje në vendet ku ata mund të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.
Maskat e fytyrës dhe kartëpecetat higjienizuese duhet të jenë të disponueshme në vendet tuaja të punës.
Higjiena e mirë e frymëmarrjes parandalon përhapjen e COVID-19.
Informoni punonjësit, bashkëpunëtorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 po fillon të përhapet në komunitetin tuaj.
1. Karrota 🥕Përmban beta-karoten, një antioksidant që transformohet në vitaminë A dhe stimulon prodhimin e melaninës. Plus, mbron lëkurën nga dëmet e diellit. 2. Kajsitë, pjepri dhe mangoja 🧡Edhe këto janë të pasura me beta-karoten dhe ndihmojnë për një...
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Lini një koment