5 vitaminat e padobishme për të cilat bëni mirë të mos shpenzoni më para kot
Për të luftuar mungesën e vitaminave, duhet të hamë disa lloje ushqimesh që plotësojnë nevojat tona ditore për lëndë ushqyese dhe vitamina. Nëse ushqimi nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur dozën tonë të përditshme, ne mund të zgjedhim marrjen e disa vitaminave dhe shtojcave.
Sidoqoftë, jo të gjitha janë të sigurta për t’u përdorur dhe disa madje mund të jenë të padobishme.
Neps.al ju rendit më poshtë 5 prej tyre:
Vitamina C
Shumë njerëz besojnë se shtojcat e vitaminës C janë të mira për trajtimin e ftohjeve të zakonshme. Sidoqoftë, studimet kanë zbuluar se megjithëse disa njerëz mund të përfitojnë nga këto shtojca, nuk kanë efekte të vazhdueshme. Në këtë rast, është gjithmonë më mirë të hani ushqime të pasura me vitaminë C, si: luleshtrydhe, portokall dhe brokoli.
Vitamina A
Vitamina A është e rëndësishme për shëndetin tonë të syve. Sidoqoftë, nëse njerëzit kanë një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, nuk do të duhet ta marrin atë si shtesë. Kjo pasi mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive sidomos tek duhanpirësit. Në vend të kësaj mund të hani karota dhe patate të ëmbla.
Vitamina E
Edhe pse suplementet e vitaminës E besohet se na mbrojnë nga kanceri, një studim ka vërtetuar se ato nuk janë të sigurta dhe madje mund të rrisin rrezikun e kancerit të prostatës. Që do të thotë se ato nuk janë aq efektive sa mendojnë njerëzit. Në vend që ta marrim këtë shtojcë, mund të hamë spinaq, avokado dhe arra për të pasur burime natyrale të vitaminës E.
Për të fituar masë muskulare
Shtojcat që ju japin masë muskulare, janë plotësisht të panevojshme nëse njerëzit ndjekin një dietë të shëndetshme. Gjithashtu, këto lloje shtojcash janë plot me sheqer, të cilat mund të rezultojnë që njerëzit të fitojnë shumë kile shtesë, duke rritur kështu mundësinë e diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.
Djegësit e dhjamit
Ekziston një mungesë e provave që të vërtetojnë se këto lloj kapsulash, ju ndihmojnë për të humbur në peshë, pa efekte anësore.
Ato mund t’ju dëmtojnë mëlçinë, t’ju shkaktojnë sulme në zemër apo dhe probleme të tjera shëndetësore, kështu që është më mirë t’i shmangni./neps.al
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, por kur nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në këtë artikull, do të zbuloni disa mënyra praktike për të menaxhuar stresin...
Fryrja e stomakut është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz dhe shpesh lidhet me zakone të përditshme ushqimi apo mënyrën e jetesës. Nëse dëshironi të ndiheni më rehat dhe të përmirësoni tretjen tuaj, këto këshilla mund t’ju...
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Lini një koment