A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Njihuni me faktet rreth Coronavirus COVID -19 dhe ndaloni përhapjen e informacineve të gabuara:
FAKT 1
COVID-19 prek këdo njëlloj pavarësisht përkatësisë etnike. Popullsia me prejardhje aziatike nuk është më e rrezikuar se racat/përkatësitë etnike të tjera për t’u prekur nga COVID-19
FAKT 2
Tek disa persona, rreziku për t’u prekur nga COVID-19 është më i lartë. Dhe këtu nuk i referohemi pacientëve me patologji kronike, por kategorisë së personave të cilët kanë qenë në kontakt me pacientë të infektuar me këtë virus apo atyre të cilët jetojnë në vendet ku virusi është përhapur masivisht.
FAKT 3
Pacientët e shëruar nga COVID-19 nuk përbëjnë rrezik për të tjerët. Personat të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, por kanë përfunduar karantinën si dhe pas testimeve të nevojshme kanë rezultuar negativë, nuk përbëjnë më rrezik për komunitetin.
FAKT 4
Duke njohur simptomat mund të parandaloni përhapjen e COVID-19:
➖Temperaturë
➖Kollë
➖Vështirësi në frymëmarrje
Kërkoni ndihmë mjekësore në rast se:
➖Shfaqni simptomat e mësipërme
➖Keni qenë të ekspozuar ndaj personave të diagnostikuar me COVID-19
➖Keni vizituar vende/shtete në të cilët ka përhapje masive të pacientëve me COVID-19
FAKT 5
Ja çfarë mund të bëni për të parandaluar përhapjen e COVID-19:
➖Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda vecanërisht nëse keni kollë apo teshtitje; para përgatitjes dhe konsumit të vakteve etj.
➖Evitoni prekjen me duar të syve, hundës apo gojës (sidomos me duar të palara).
➖Sa herë tështini apo kolliteni përdorni këndin e brrylit ose shami letre të cilën menjëherë më pas duhet ta hidhni në kosh.
➖Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment