Çdo ditë pini një lëng portokalli të freskët. Me siguri pyetja e drejtpërdrejtë që po mendoni, është po përse?
Portokalli është një burim i pasur i vitaminës C. Kjo do të thotë që ndihmon jashtë mase në lindjen e qelizave të reja dhe gjithashtu mbron lëkurën nga dëmtimet e ndryshme, si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm apo të brendshëm.
Pra, përse duhet të pini një lëng portokalli çdo ditë?
- Mbron lëkurën tuaj nga rrudhat dhe linjat e shprehjes
- E bën lëkurën tuaj më të butë
- I jep lëkurës suaj një shkëlqim natyral
- Ju zbukuron
- Ju mban gjithnjë të rinj e të bukur
Si ta përgatisni lëngun e portokallit?
- Për një person nevojiten 2-3 portokalle të mëdhenj.
- I shtrydhni përmes një shtrydhëseje specifike për frutat.
- I largoni farat dhe konsumojeni të freskët.

Shënim: Mos i shtoni ujë ose sheqer artificial. Nëse e doni pak më të athët, mund t’i shtoni disa pika lëng limoni./neps.al
Lini një koment