Nëse këto kohë keni dalë për një shëtitje në pazar, me gjasa e keni vënë re se luleshtrydhet janë të pranishme gjerësisht.
Këto kohë luleshtrydhet kanë një super prodhim, pasi kanë sezonin e tyre.
Tani për tani çmimi i tyre është disi i lartë, por me kalimin e kohës do të bjerë dhe kjo është koha më e mirë për t’i shfrytëzuar luleshtrydhet për sallata, smoothie, reçel etj.

Ja pse rekomandohet të konsumoni luleshtrydhe:
- Burim i pazëvendësueshëm kaliumi dhe fibrash, acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5, B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitaminës K dhe bakrit
- Mbrojnë zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare pasi janë të pasura në antioksidantë, flavaniode, acid folik, omega- 3
- Mbrojnë lëkurën nga rrezet ultraviolet UVA dhe përmirësojnë sistemin gastrointestinal pasi janë të pasura me antioksidantë
- Luftojnë stresin oksidativ dhe pastrojnë organizmin nga toksinat pasi përmban substanca që aktivizojnë dhe stimulojnë prodhimin e proteinës Nrf2
- Përmbajnë flavonoide të cilat përmirësojnë memorien
Lini një koment