3 sekretet e pabesueshme që do ju mësojnë si të qëroni shpejt një hudhër

Hudhra është një nga përbërësit më të rëndësishëm në kuzhinë që i jep pjatave tuaja shije të mirë dhe vlera ushqimore shumë të rekomandueshme.

Por të qërosh një hudhër ndonjëherë nuk është edhe një proces aq i këndshëm.

Sot Neps.al ju mëson disa pika të rëndësishme në këtë drejtim:

  1. E para fillon që nga zgjedhja e hudhrës së mirë në dyqan. Mos zgjidhni ato që kanë njolla apo që janë të buta, pasi do të prishen shpejt.
  2. Së dyti hudhrat ruhen në një vend të errët dhe në një enë të hapur, mundësisht afër qepëve.
  3. Mos harroni kurrsesi se hudhrat nuk ruhen  në frigorifer.

Si qërohet një hudhër shpejt?

Merrni boçen e plotë të hudhrës dhe e shtypni me pëllëmbë nga lart 2-3 herë.

I vendosni thelpinjë në një tas të hapur dhe sipër i vendosni një pjatë.

Shkundeni enën disa herë.

Në fund do të shikoni që thelpinjtë do të jenë pastruar nga cipa. Nëse jo shkundini sërish.

Natyrisht ne nuk mund të gatuajmë pa hudhra dhe ku më mirë sesa kjo metodë e pastrimit të tyre apo jo?

Burimi: feelgoodfoodie.

Lini një koment