Çfarë mund të bëni në kushte shtëpie për të luftuar COVID-19?
Neps.al ju rendit më poshtë disa këshilla të rëndësishme:
- Krijoni në shtëpi një mini-farmaci ku të mos mungojnë: termometri, paracetamoli,tylolhot,dezinfektantë, alkol të përqëndruar, doreza,maska të thjeshta.
- Monitoroni veten dhe familjarët për shenja të tilla si: temperaturë, rrufë, tështima, kollitje apo dhimbje fyti. Në rast temperature MOS krijoni panik – Merrni paracetamol.
- Në rast kolle të thatë mund të merrni një shurup bimor apo aerosol nëse keni nebulizator në shtëpi.
- Në rast të shenjave të njëjta me gripin mund të merrni Tylol hot 2-3 herë në ditë.
- Mos harroni të merrni Vitaminë C deri në 2 gram në ditë edhe nëse nuk keni ankesa.
- Konsumoni çdo ditë mjaltë, limon, portokalle, xhinxher, turmerik, produkte këto që ndihmojnë në rritjen e imunitetit. Konsumoni një dietë të ekuilibruar me fruta dhe perime.
- Konsumoni çaj të ngrohtë disa herë në ditë. Shpëlani gojën me dezinfektantë oralë apo edhe ujë me kripë.
- Lani duart me ujë e sapun për 20 sek para dhe pas ushqyerjes, gatimit, përdorimit të tualetit apo menjëherë sapo futemi në shtëpi.
- Dezinfektoni duart në pamundësi të larjes. Dezinfektoni dorashkat nëse jeni të detyruar t’i përdorni.
- Përdoni maskë nëse keni kollë apo tështima, nëse i shërbeni një të sëmuri apo nëse dilni jashtë.
- Përdorni fasoleta për sekrecionet dhe hidhini menjëherë në një kosh të mbyllur.
- Pastroni dhe dezinfektoni shtëpinë, sipërfaqet e sheshta, dyshemenë, dyert, dorezat, çelësat e dritës, hyrjen e shtëpisë apo pallatit me pastrues me bazë klori apo alkooli të përqëndruar.
- Ajrosni rrobat menjëherë pasi futeni në shtëpi për të paktën 2 orë.
- Ajrosni shtëpinë çdo 2-3 orë për 10 minuta. Mos përdorni të njëjtat enë dhe pajisje me të tjerët.
- Nuk rekomandohet që gjyshërit të kujdesen për nipërit.
- Lexoni, dëgjoni muzikë, pastroni shtëpinë dhe ambientet përreth, gatuani shëndetshëm, provoni receta të reja,kushtojini vëmendje dhe përkujdesje fëmijëve dhe të moshuarve.
- 2 apo 4 javë qëndrim në shtëpi në favor të jetës nuk është ndonjë sakrificë e madhe.
- Mendoni për ata që ndodhen në frontin e parë të punës, vetëm kështu do të mund të mbyllet cikli.
Marrë nga: Dr. Valbona Gashi
Mjeke Infeksiologe
Lini një koment