Të ulurit për një kohë të gjatë mund të çojë në shëndet të dobët, thonë shkencëtarët. Ata madje i referohen këtij fenomeni si “sëmundja e të ulurit”.
Dhimbja e shpinës është një problem shumë i zakonshëm sepse sjellja statike rrit stresin në shpinë, supet, krahët dhe këmbët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të shmangni gabime të caktuara gjatë qendrimit ulur dhe të ndiqni rekomandimet e ekspertëve.
Këtu në Neps.al duam të ndajmë me ju disa pozicione të këqija që ne me siguri i bëjmë çdo ditë gjatë punës nga shtëpia, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19.
Ja cilat janë ato:
Nuk e mbani monitorin në një nivel me sytë tuaj

Nuk e mbështesni tërësisht shpinën në karrike

Nuk i lini këmbët të pushojnë tërësisht në tokë

Ju i bëni kryq këmbët tuaja

Nuk mbani një pozicion neutral në karrike

Nuk mbështeteni në karrike tërësisht siç trupi juaj e kërkon

Nuk pushoni çdo 30 minuta

Nuk e rregulloni karriken siç duhet, duke i mbajtur kështu këmbët lart

I mbani krahët gabim, pa i mbështetur tërësisht në tavolinë

Nuk përdorni kufje teksa punoni me kompjuter nga shtëpia
Lini një koment