Vitamina C është super e rëndësishme për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm dhe që ai të funksionojë siç duhet.
Ju duhet të merrni sasinë e duhur çdo ditë, sepse ashtu sikurse vitaminat e tjera, edhe vitamina C nuk qendron shumë gjatë në trupin tonë. Një dozë e duhur e vitaminës C mund të rrisë cilësinë e jetesës dhe të parandalojë problemet me shëndetin.
Më poshtë Neps ju rendit disa shenja që tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë C në dietën tuaj:
Mishrat e dhëmbëve shpesh janë të fryrë dhe të gjakosur

Këmbët tuaja rrinë të fryra dhe plagët duan shumë kohë për t’u shëruar

Floku juaj është i dobët dhe këputet lehtë

Keni dhimbje të shpeshta të nyjeve

Ju sëmureni vazhdimisht dhe sistemi juaj imunitar përkeqësohet

Keni shtuar peshë në mënyrë të pashpejgueshme

Ndiheni i përgjumur gjatë gjithë ditës

Lëkura juaj është tharë shumë

Keni vazhdimisht gjakderdhje nga hunda

Thonjtë tuaj janë të dobët

Sa prej këtyre shenjave keni?
Epo tani e mësuat. Rrënja e problemit qendron tek vitamina C, kështu që planifikoni të konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë këtë mineral ose ta konsumoni në formën e shtojcave./neps.al
Lini një koment