Sugjerojmë:

Vaj ulliri dhe hudhra, formula e duhur për rritjen e shpejtë të flokëve!

Hudhra ka veti anti-mikrobiale  të cilat vrasin bakteret që janë përgjegjëse për shkatërrimin e skalpit.

Ky “shkatërrim” manifestohet me skuqjen e skalpit, kruarjen e shpeshtë, gjakosjen, zbokthin, por edhe me… rënien e flokëve.

Hudhra është e pasur me vitaminë C dhe kjo dihet gjerësisht. Është pikërisht kjo vitaminë e cila ndihmon në rritjen e flokëve tuaj. Hudhra gjithashtu stimulon kolagjenin, çka ndihmon në rritjen e flokëve.

Image result for garlic and olive oil for hair growth

Si ta përdorim hudhrën për një maskë shtëpiake që rrit flokët?

 Ju nevojiten:

  • 4 thelpi hudhra
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzime: 

  • Në një xhezve, ngrohni hudhrat me vajin e ullirit. Pas 5 minutash, sapo të jenë nxehur i hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen.
  • Merrni lëngun dhe aplikojeni tek flokët tuaj me një pambuk.
  • Pas 20 minutash e shpëlani kokën si zakonisht.
  • Kjo maskë rekomandohet të aplikohet 1 herë në javë./neps.al 

Lini një koment