Sugjerojmë:

Unaza prej qepe, shije që duhet provuar!

Unaza prej qepe, shije që duhet provuar!

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Qepa të shijon më shumë kështu apo jo?

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • 2 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper
  • 2 qepë të mëdha
  • 1 gotë birrë
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Ketchup pikant për shoqërim

Udhëzimet

1

Në një tas të madh bashkoni miellin me specin e kuq pluhur, hudhrën, kripën dhe piperin.

2

Shtoni edhe birrën.

3

I përzieni mirë dhe i lini mënjanë në temperaturën e dhomës për 10 minuta.

4

Ndërkohë qeroni qepën dhe e prisni në rrathë të vegjël me trashësi 1-2 cm.

5

I lyeni rrathët e qepës, me masën e miellit që përgatitët pak më parë.

6

Në një tigan nxehni vajin e lulediellit dhe vendosini qepët për t’i skuqur.

7

I ktheni para e mbrapa që të skuqen mirë, për gati 3 minuta.

8

Më pas i hiqni dhe shërbejini të ngrohta.

Lini një koment