Sugjerojmë:

Truku që do i bëjë tenxheret të shkëlqejnë si ditën e parë që i bletë

Nga përdorimi i tepërt dhe intensiv, enët e kuzhinës mund të vjetërohen dhe të digjen më kollaj nga nxehtësia. Në raste të tilla nuk duhet menduar direkt që t’i hedhim. Soda e bukës na ndihmon shumë në këtë drejtim. Do thoni ju amvisa, po si?

Image result for burnt pot

Çfarë duhet të bëni: 

  • Mbushni tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosni në zjarr të ziejë. Shtoni më pas 2 lugë gjelle sodë buke.
  • Sapo të keni hedhur sodën në ujin e vluar, e përzieni me një lugë druri.
  • Me lugën e drurit fërkoni pjesën e djegur dhe do të shihni sa lehtë do të pastrohet tenxherja.
    Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re.

Image result for burnt pot

Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve.

Shënim: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër përveçse të drurit.

Lini një koment