Sugjerojmë:

Të bësh disa pite të shijshme arabe është kaq e thjeshtë!

Pite arabe

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 3 gota miell (gota 200 ml)
  • 1 gotë me ujë të vakët
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe maja birre

Udhëzimet

1

Në një të vogël bashkoni sheqerin, majane dhe ujin. I përzieni dhe i lini të treten për disa minuta.

2

Në një të madh bashkoni miellin me kripën. Shtoni masën që përgatitët më parë dhe punojeni mirë brumin me dorë.

3

Mbulojeni dhe e lini brumin të pushojë për një orë.

4

Ndajeni në 12 racione, hapni secilën prej tyre me pak miell dhe me ndihmën e një petëze.

5

I vendosni tek një tavë me pak distancë nga njëra tjetra pasi ato do të fryhen. I fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

6

Pasi të jenë gati, i nxirrni nga furra dhe mund t’i mbushni brenda me djathë, sallam, reçel dhe çdo gjë tjetër që dëshironi.

Lini një koment