Sugjerojmë:

Tavë shtëpie me mish viçi, patate e karota

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
344
4 thela mish viçi (mundësisht pa dhjamë)
1 lugë çaji plot kripë
2 lugë gjelle miell
½ lugë kafe piper të zi
2 lugë gjelle vaj luledielli ose vaj ulliri
½ qepë e kuqe
1 lugë kafe trumzë e freskët
2 gota ujë ose lëng mishi
¼ filxhan me salcë domatesh të freskët ( të bërë vetë)
4 thelpi hudhra
1 karotë e prerë në copa të vogla
2 patate mesatare të prera kubik të vegjël
1 gjethe dafine

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. 2.Mishin e viçit e ndani në copa më të vogla dhe e marinoni në një tas me pak kripë, piper dhe e lyeni me miell. E lini mënjanë. 3.Ndërkohë në një tenxhere me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat. Shtoni më pas karotat dhe i përzieni vazdimisht derisa të zbuten […]

1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2.Mishin e viçit e ndani në copa më të vogla dhe e marinoni në një tas me pak kripë, piper dhe e lyeni me miell. E lini mënjanë.

3.Ndërkohë në një tenxhere me pak vaj, skuqni qepën, hudhrat. Shtoni më pas karotat dhe i përzieni vazdimisht derisa të zbuten disi.

4.Shtoni patatet, lëngun e mishit, salcën e domateve, gjethen e dafinës dhe trumzën. I përzieni mirë dhe prisni 10-15 minuta minuta sa të marrin një valë.

5.Ndërkohë merrni një tavë dhe shtroni në të gjellën. E përhapni mirë në të gjithë tavën.

6.Tani e fusni në furrë për 40-45 minuta.

7.Ju bëftë mirë!

Komento