Sugjerojmë:

Tartë me domate dhe qepë të karamelizuara

Tartë me domate dhe qepë të karamelizuara

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 45 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Joshëse nga jashtë, akoma edhe më e shijshme nga brenda. Do të bindeni pasi ta provoni!

Ingredientët

  • 1 pako petë e gatshme
  • 1 domate të kuqe
  • 1 domate në ngjyrë portokalli
  • 2 qepë të prera në forma rrumbullake
  • 2 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • 4 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 lugë gjelle trumzë e freskët
  • 1 lugë gjelle rozmarinë e copëtuar
  • 120 gram djathë dhie në temperaturën e dhomës
  • 1 filxhan çaji krem djathi në temperaturën e dhomës
  • 2 vezë të mëdha

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tigan skuqni gjalpin me qepët në nxehtësi mesatare. I përzieni vazhdimisht deria gjalpi të shkrijë plotësisht.

3

Shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i përzieni derisa qepët të karamelizohen për gati 20 minuta.

4

Tani shtoni hudhrën, trumzën, rozmarinën dhe vazhdoni t’i përzieni. Kalojeni masën në një tas.

5

Ndërkohë në një mikser rrihni për disa sekonda djathin e dhisë, vezën, kripën dhe piperin.

6

Shtojeni më pas aty ku kishit qepët e karamelizuara.

7

Tavolinën e punës e lyeni me pak miell dhe hapni në të petën sfoliatë. I mblidhni anët me kujdes në formë gërsheti.

8

Në qendër e mbushni me masën që përgatitët. Sipër i vendosni fetat e domateve sikurse i shikoni në foto.

9

E fusni tartën në furrë të piqet për 25 minuta. Sapo të marrë një ngjyrë kafe në të artë e hiqni dhe e lini të ftohet 10 minuta para se ta shijoni!

Lini një koment