Sugjerojmë:

Versioni modern i bukës me vezë

Versioni modern i bukës me vezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Sa prej jush vazhdojnë e përgatisin edhe sot e kësaj dite bukën me vezë? Po sikur sot t'ju prezantojmë një version më të moderuar?

Ingredientët

  • 2 vezë
  • 1 filxhan me qumësht
  • ¼ lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
  • Pak kripë
  • 1 lugë kafe kanellë
  • 4-6 feta bukë (të holla)
  • Vaj luledielli për skuqje

Udhëzimet

1

Në një tigan ngrohni vajin.

2

Ndërkohë në një tas mesatar përzieni gjithë përbërësit e tjerë.

3

Lyeni me të fetat e bukës dhe i vendosni për t’i skuqur në tigan nga të dyja anët.

4

Shoqërojeni bukën sipas dëshirës me gjalpë, banane dhe shurup panje. Ju bëftë mirë!

Lini një koment