Sugjerojmë:

Tortelini me patëllxhanë, recetë e veçantë që duhet provuar!

2 pako tortelini me djathë
3 domate
1 thelpi hudhër
1 lugë gjelle gjalpë
1 patëllxhan
½ tufë majdanoz
Djathë i grirë parmixhiano
2 lugë gjelle uthull
1 qepë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë e piper

1.Skuqim qepën dhe hudhrat me vaj ulliri. Presim patëllxhanët në kubikë të vegjel ( pa lëkurë) dhe ia shtojmë qepës.
2.I hedhim kripë, piper dhe domatet e grira imët.
3.Duke i përzierë i shtojmë majdanozin dhe e lëmë për rreth 15-20 minuta, derisa salca të jetë gati.
4.Në tenxheren ku kemi zierë tortelinit u hedhim gjalpin e skuqur dhe uthullën. I trazojmë mirë dhe i shtojmë salcën e përgatitur pak më parë.
5.Në fund i servirim duke i shtuar sipër djathë parmigiano të grirë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment