Sugjerojmë:

Të shijshme dhe të shëndetshme, ja receta e biskotave vegane vetëm me dy përbërës!

Të shijshme dhe të shëndetshme, ja receta e biskotave vegane vetëm me dy përbërës!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Vetëm me dy përbërës dhe brenda 20 minutave. Kaq ju duhet për këto biskota të shijshme. Nisim nga puna?

Ingredientët

  • 2 banane të pjekura mirë
  • 100 gram tërshërë

Udhëzimet

1

Përzieni mirë me njëri-tjetrin të dy përbërësit, derisa të krijohet një masë homogjene.

2

Merrni pak nga masa dhe me duar jepini formën e biskotës. Veproni në këtë mënyrë për të gjithë përbërjen.

3

Vendosini në tavën e mbuluar me letër për pjekje dhe piqini për 20 minuta në temperaturën 180°C.

4

Sipas dëshirës, biskotave mund t’i hidhni përsipër çokollatë të shkrirë, arra kokosi ose kanellë.

5

Ju bëftë mirë!

Lini një koment