Sugjerojmë:

Të parezistueshme! Kjo është receta e gurabijeve me bajame dhe sheqer pluhur

500 gram gjalpë i freskët
850 gram miell
100 gram sheqer pudër
1 vezë të plotë
2 të verdha veze
½ lugë çaji arrë moskat
2 bustina vanilje
1/3 filxhan çaji konjak
150 -250 gram bajame
Për spërkatje:
1 kg sheqer pudër
2 bustina vanilje

1.Gjalpin të cilin e kemi të temperaturës së ambjentit e përziejmë me sheqerin pudër përreth 10 minuta sa të bëhet një masë kremoze dhe të zbardhet si marengë.
2.Bajamet i vendosim në një tavë me letër kuzhine dhe i pjekim për rreth 10 minuta në temperaturën 200 gradë. Më pas i grijmë në copëza të vogla.
3.Sitim miellin dhe e bashkojmë me vaniljen dhe pluhurin pjekës. Më pas tek gjalpi i rrahur me sheqerin pluhur shtojmë konjakun, vezën e plotë dhe dy të verdhat.
4.I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin në mënyrë graduale duke e përzierë lehtë derisa të bëhet një brumë i butë si për biskota.
5.Në fund shtojmë bajamet dhe më pas bëjmë forma të ndryshme gurabijesh rrumbullake ose në gjysmëhënë.
6.I vendosim gurabijet në një tavë ku kemi shtruar një letër që nuk ngjit dhe i fusim në furrë të parangrohur në temperaturën 170 gradë Celsius për 30-35 minuta.
7.Pasi gurabijet të jenë pjekur i lemë për disa minuta të ftohen. Marrim një tavë të madhe dhe e pudrosim mirë me sheqerin pudër të trazuar me vanilje.
8.Vendosim gurabijet me rradhë dhe më pas i spërkasim mirë me sheqer pudër. Shijojini!

Lini një koment