Sugjerojmë:

Supë pule me oriz dhe limon

100 gr fileto pule
1 filxhan kafeje oriz
Karrota
1 vezë (e verdha)
1/2 limon
1 tufë kopër
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper

1.Në ujë të valuar hedhim fileton të prerë në kubikë të vegjël.

2.Shtojmë karotën në kubikë të vegjël. Më pas shtojmë dhe orizin.

3.Pasi janë zier bëjmë gati të verdhën e vezës me lëng limoni, e rrahim duke i shtuar edhe pak nga lëngu i supës.

4.E shtojmë tek supa dhe shtojmë kopër, kripë, piper, dhe vaj ulliri.

Lini një koment