Sugjerojmë:

Supë krem perimesh. E domosdoshme për të luftuar gripin!

Supë krem perimesh. E domosdoshme për të luftuar gripin!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Përpos ilaçeve, mënyra më e mirë për të luftuar gripin është përmes ushqimeve që konsumojmë veçanërisht kësaj periudhe delikate. Kjo supë perimesh, tepër e thjeshtë në përgatitje është sugjerimi ynë për sot!

Ingredientët

  • 2 litra lëng mishi ose ujë
  • 1-2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare, e grirë imët
  • 1-2 karotë, e prerë në copa të vogla
  • 2 patate mesatare të prera në kubik
  • 1 kungulleshkë
  • kripë, piper të zi
  • pak shafran

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat. Shtoni me radhë perimet e lara mirë.

2

I përzieni mirë dhe i shtoni erëzat. Pas 5 minutash shtoni ujin e nxehtë ose lëngun e mishit.

3

I lini të ziejnë në zjarr mesatar për të paktën 30 minuta. Sapo perimet të jenë zbutur, i kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze.

4

Provojeni në shije për ta rregulluar me kripë e piper.

5

Shërbejni supën të ngrohtë duke e servirur sipër me pak ajkë kosi nëse keni dëshirë.

Lini një koment